Monday, November 25, 2024

Opinion nga Franc Shkëmbi- Vllaznia duhet të blej tani minimumi dy top-lojtar! Shkodra tashmë pret titullin, edhe pse nuk e kishim objektiv në fillim!

Lexo

U nevrikosëm, kërkuam vlerësime nga studiot e ekspertet në Tiranë, por kam frik se do të na bajn dam gjithë këto vlersime. Do ishte ma mirë të vazhdonin ngacmimet edhe për pak kohë, sepse do na mbanin ne tonin e duhur, do linin brenda lojtarëve egon dhe inatin me shfaq me të mirën sërish. Tiranasit kështu na e kan hedh gjithmon: – “Vllaznia lu bukur, lu hapt”!. Kemi ardhë në një pikë, kemi një difference që do të ishte e pafalshme tashmë ta falim këtë kampionat.

Deri para një muaji çdo gjë ishte e falshme, mjaftonte vetem gjendja e mirë dhe shpresa. Por tashmë, jo. Administrata e Vllaznisë nuk duhet ta “falin” këtë kampionat. Gjendja e ekipeve është e barabartë. Do na mjaftoj vetem të marrim njëlloj pikë sa të tjerat tani e tutje. Janë harxhu lek, resurse e nerva, por në një pikë që jemi, un tashmë mendoj se do na kushtoj më lirë të dalim kampion. Pse? Do na kushtoj më lirë sepse financat do rriten shumë në rast kampioni (federat, uefa, tv, dhe disa ndeshje me stadium plot nëse jemi në vend të parë deri në fund). Plusi tjetër, mbase më i madh, do ishte vlera e rritur e kartonëve të lojtarëve, si të fushës dhe të stolit. Me çdo logjik ekonomike, dalja kampion na kushton shumë më lirë, ndaj menaxhmenti Vllaznis urgjent duhet të nxjerr nga arka 100 mijë euro ose më tepër për të sjellë dy top lojtar që bajn diferencen qartësisht.

Do na kushtoj më shtrenjt nëse nuk e bëjmë, sepse nuk do kthehen as përqindje t’vogla të këtyre lekve që jan harxhu. Largimi nga vendi parë, do zbehte entuziazmin, dhe me mungesen e lojtarëve profesionist, rënia do ishte e lirë, do rrezikonim edhe kupat e Europës. Është bërë një punë e jashtzakonshme, por për mendimin tem nëse nuk dimë me rujt titullin kampion, nga një pozit e tillë shumë e favorshme, do bjer çdo vler e shtuar këtë vit.

Drejtusat duhet ta kuptojn këtë gjë, analiza duhet bahet edhe duke parë çfar mund të sjellë vazhdimi kampionatit, jo vetem përformanca e deritanishme. Janë ato drejtus që na dhanë më shumë se çpritem, por një rrëshqitje e Vllaznisë nga ky pozicion e konsolidim që ka tani, është gabim amatoresk. Nuk do e kemi najher ma të lehtë titullin se këtë vit. Shpresoj që dëshira e pasioni mos të bjerë, por është veçori njerzore që pasioni të jetë i lart në fillim, kur ka bashkime të reja. Si rrjellojë, rrugës, duhet të kompensohet me gjëra teknike e manovra tjera.

Vllaznia duhet të blej tani minimumi dy top-lojtar! Shkodra po emocionohet, Shkodra tashmë pret titullin, edhe pse nuk e kishim objektiv në fillim! Forca Vllaznia!

Franc Shkëmbi-Ish futbollist

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img