Saturday, November 23, 2024

Kreshnik Barjamaj i kolegjumit të Tiranës, gjykon sot ndeshjen, Partizani-Vllaznia

Lexo

Gjykimi i sfidës, Partizani-Vllaznia, takimi i dytë çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, do të gjykohet nga një treshe tiranase, ku arbitër kryesor do të jetë  Kreshnik Barjamaj i kolegjumit të Tiranës. Edhe kolegët e tij anësorë, do të jenë nga i njëjti kolegjum. Asistent i parë është Rejdi Avdo, dhe Asistent i dytë, Ani Koçiaj. Arbiter është caktuar Olsid Ferataj, i kolegjumit të Patosit.

Një tjetër arbitër i kolegjumit të Patosit, Olsion Yzeiraj do të jetë në sistemin VAR, ndërsa në Avar, fieraku Ilir Tartaraj.

Delegat i FSHF-së është caktuar, Marjus Sulejmani(Tirane), ndërsa Vezhgues është Albano Janku(Tirane)

Sfida, Partizani-Vllaznia, do të luhet në stadiumin e ri të KF Partizani, duke nisur nga ora 17:00.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img