I shndërruar prej kohësh në personazhin kryesor të merkatos për një largim të mundshëm nga Napoli, shkodrani Elseid Hysaj befason sot kur pas pak minutash, në orën 12.30, pritet të jetë në fushën e lojës si titullar me skuadrën e tij të Napolit në përballjen që do të ketë në kampionat me Fiorentinën. Besimi ndaj tij për të luajtur nga minuta e parë, si dhe një lëvizje e tij nga krahu i majtë ku ka luajtur kohët fundit në të djathtë të mbrojtjes ku është roli natyral i tij, duket se përbëjnë një faktor garancie që trajneri Gatuzo kërkon të ushqejë tek kapiteni i kombëtares kuqezi, për ta pasur më gjatë në gjirin e ekipit të tij.