Thursday, April 25, 2024

Futboll femra-Java e tetë, fitojnë Vllaznia dhe Juban Danja-Murlani, humb AAS, kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 24 pikë

Lexo

Futbolli i femrave luajti këtë fundjavë javën e tetë të Kampionatit Kombëtar të femrave, përfundimet e së cilës evidentojnë përsëri Vllazninë si skuadën më të mirë. Në tetë javë kampionat, Vllaznia ka regjistruar vetëm fitore dhe me tre pikëshat e marrë ka shkuar në kuotën e 24 pikëve duke qënë e vetme në krye ta tabelës së klasifikimit. Fitorja e fundit për Vllazninë e drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza ishte ajo e marrë në transfertë me ekipin e Partizanit. 0 me 5 në favor të Vllaznisë përfundoi kjo ndeshje, ku për skuadrën kuqeblu shënuan Albina Rrahmani në minutën e 27-të, për të vijuar më pas me gola të tjerë në pjesën e dytë që kanë për autor Zarka në minutën e 52, Doçi me penallti në minutën e 59-të, Levenaj në minutën e 64 dhe në fund ka vend edhe për golin e kapitenes Esmeralda Franja në minutën e 84.

Dy skuadrat e tjera të Shkodrës në futboll për femra, Juban Danja-Murlani dhe AAS i kanë luajtur ndeshjet e kësaj jave në fushat e tyre. Juban Danja-Murlani me trajner Elis Legata priti në fushën sportive të Barbullushit ekipin e Skenderbeut, të cilin e mundi me rezultatin e thellë 4 me 0. Për Juban Danja-Murlanin vazhdon të shënojë e zakonshmja Paula Jaku, e cila në këtë sfidë ndaj korçarëve arriti të dërgojë dy herë topin në rrjetën e Skenderbeut, përkatësisht në minutat e pesta me penallti dhe të 17-tën. Ndërkohë që dy golat e tjerë të kësaj skuadre kanë për autore Selimin në minutën e 41 dhe Vasën në minutën e 43-të.

Ndërkohë që dy skuadrat shkodrane, Vllaznia dhe Juban Danja-Murlani regjistrojnë fitore në këtë javë, skuadra tjetër e qytetit verior, AAS është mundur në shtëpi nga Kinostudio në një ndeshje që përfundoi në favor të skuadrës mike me rezultatin e thellë 0-7.

Me interes është pritur ndeshja Tirana AS – Apolonia, e cila ka përfunduar me shifrat 0-2 në favor të skuadrës fierake. Autore të golave për këtë skuadër Ferataj në minutën e 66, ndërkohë që goli i dytë shënohet një minutë nga mbarimi i ndeshjes, në minutën e 89-të nga Gashi.

Skuadra tjetër nga kryeqyteti, Tirana  fitoi thellësisht 0-11 në transfertë me Lushnjen, në një ndeshje që spikat Goro me 4 gola të shënuar, përkatësisht në minutat 38, 43, 52 dhe 74. Golat e tjera kanë për autore, Muho dy herë në minutat 47 dhe 90, si dhe Simoni, Metalla dhe Aliaj nga një.

Pas javës së tetë, Kampionatin Kombëtar të Futbollit për femra e kryson Vllaznia e Shkodrës me 24 pikë e ndjekur nga Apolonia me tre më pak, 21. Tirana dhe Juban Danja-Murlani ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 19 dhe 18 pikë, për të vijuar më pas me
Tirana AS 16, Kinostudio 15, Partizani dhe AAS ne nga 9 pikë, Teuta, Skenderbeu, Lushnja me nga 3 pikë dhe mbyllë tabelën Bilisht Sport i fundit në renditje me 0 pikë.

Renditja e skuadrave pas javës së tetë:

Vllaznia 24 pikë
Apolonia 21 pikë
Tirana 19 pikë
Juban Danja 18 pikë
Tirana AS 16 pikë
Kinostudio 15 pikë
Partizani 9 pikë
AAS 9 pikë
Teuta 3 pikë
Skenderbeu 3 pikë
Lushnja 3 pikë
Bilisht Sport 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img