Në “Elbasan Arena” do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë mes Tiranës dhe Teutës, sfidë që starton në orën 18:00. Të dyja skuadrat kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, teksa synojnë fitore për të qenë më afër finales së “Air Albania”.
Bardheblutë duan t’i mbyllin llogaritë që në ndeshjen e parë pasi si objektiv kanë t’i fitojnë të gjitha trofetë këtë sezon. Nga ana tjetër, durrsakët e shikojnë Kupën si një rrugë për të marrë pjesë ne Europë sezonin e ardhshme.
Trajnerët kanë bërë vendosjet e titullarëve:
Formacionet zyrtare:
Tirana: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Hila, Hasani, Berisha, Gjumsi. Trajner: Orges Shehi
Teuta: Qirko, Marku, Jazxhi, Qaqi, Kuro, E.Vila, L.Beqja. Gjinollari, Kallaku, L.Vila. Gruda. Trajner:Edi Martini.