Friday, May 3, 2024

Tirana fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Teutës

Lexo

Tirana ka triumfuar në sfidën ndaj Teutës me rezultatin 3-0. në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Pjesa e parë ishte e qetë, por ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të kur Florent Hasani e dërgoi topin në cepin e portës.

Në pjesën e dytë bardheblutë ishin më kërkues të cilët gjetën rrjetën dhe dy herë të tjera. Fillimisht ishte Bruno Lulaj ai që në minutë e 65′ e dërgon topin në rrjetë pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, ndërsa pak minuta më vonë Lushkja shënon dhe i dërgon shifrat në 3-0. Nga ana tjetër reagimi i durrsakëve ishte i dobët me shumë pak raste të provuara, duke mos e vënë aspak në vështirësi portierin Bekaj.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Tiranën, e cila tashmë hedh njërën këmbë në finale të Kupës së Shqipërisë ndërsa Teuta duhet të shpresojë te një përmbysje në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img