Merkato e Janarit është si vesa para diellit. Merkato për një ekip futbolli e shprehur me gjuhën e një projekti është Qëllimi, Objektivat, Metiodoligjia dhe Impakti i së ardhmes. Ka një garë populiste për blerje dhe shitje lojtarësh, e kjo merkatë më ngjan si tregu i bagëtive.
Vllaznia e Shkodrës është shumë komode me ekipin e futbollit të saj dhe çdo largim i pa menduar mirë dhe çdo blerje për hater të “merkates” mund të ndikojë jo mirë. Vllaznisë, për momentin nuk i interesojnë dhe as që i duhen70 mijë dollarë nga Japonia e largët, por më shumë se kurrë i duhet të mbajë gjallë grupin e lojtarëve, të shtojë akoma më shumë optimizmin dhe dëshirën për lojra dinjitoze dhe fitore të arta.
Vllaznisë, në këto momente nuk i duhet asnjë devinjim nga platforma dhe strategjia e ndjekur deri tani, çdo lëvizje e pa studjuar në detaje, çdo “filozofi” financiare e pa menduar mirë, mund të na prishë kënaqësinë dhe dëshirën për të dalë kampion!