Saturday, November 23, 2024

KK Futboll Femra-Java e nëntë-Vllaznia mund 16-0 AAS dhe vazhdon e vetme kryesimin e kampionatit me 27 pikë

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit të Femrave luajti këtë fundjavë javën e nëntë. Në kalendarin e kësaj jave spikat derbi shkodran Vllaznia-AAS, takim ky që u zhvillua mesditën e së dielës në fushën sportive  “Reshit Rusi” të Shkodrës. Një ndeshje kjo që përballi Vllazninë kampione në fuqi, ekipi i vetëm që ka 24  pikë të plota pas 8 javësh kampionat me skuadrën tjetrën shkodrane  AAS, e cila gjendet në vendin e tetë, me 9 pikë. Ballafaqimi në fjalë u karakterizua nga një superioritet i dukshëm i ekipit kuqeblu, i cili i drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza fitoi me rezultat të thellë 16-0 duke treguar edhe një herë që është skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar. Plot 11 gola regjistroi pjesa e parë e kësaj ndeshje, të cilët nisin me kapitenen Esmeralda Franja që në harkun kohor të 8 minutave shënon dy herë, respektivisht në minutat 5 dhe 8. Më pas në skenë del golashënuesja më e mirë e Vllaznisë si dhe e kampionatit shqiptar, Megi Doçi, e cila duket se futet në garë me Franjen se kush të shënoj më tepër. Doçi shënon në minutën e nëntë golin e tretë të Vllaznisë dhe Franja shënon përsëri në të 16-tën minutë duke e rritur avantazhin në 4 me 0. Shtatë minuta më pas kemi  një golashënauese tjetër nga Vllaznia. Ajo është Luçie Gjini që e çon në 5-0 avantazhin kuqeblu. Tre minuta pas Gjinit, është Ersi Lufo që shënon duke e thelluar në 6 me 0 rezultatin në favor të skuadrës kuqeblu. Doçi rikthehet përsëri, por këtë radhë me tre gola të njëpasnjëshëm, përkatësisht në minutat 29, 33, 36-të, ndërsa golat e Lufos dhe të Vrucajt në minutat 39-të dhe 41-të mbyllin pjesën e parë me avantazhin 11 me 0 për Vllazninë. Pjesa e dytë vijon me gola të tjerë dhe përsëri në portën e AAS. Lufo shënon në minutën e 46-të, Doçi në të 50-tën, dhe më pas kemi edhe golat e Gjergjit, Blinishtës dhe përsëri Doçit në minutat 54 dhe 56 dhe 58-të që e çojnë në 16 me 0 avantazhin e Vllaznisë, ndërkohë që Megi Doçi regjistron golin e gjashtë personal në këtë ndeshje. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 27 pikëve duke vijuar të kryesojë e vetme tabelën e klasifikimit. Po për javën e nëntë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, ekipi tjetër shkodran, Juban Danja-Murlani luajti në transfertë përballë Apolonisë së Fierit, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e ekipit vendas me rezultain 4 me 0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img