Kampionati Kombëtar i Futbollit të Femrave luajti këtë fundjavë javën e nëntë. Në kalendarin e kësaj jave spikat derbi shkodran Vllaznia-AAS, takim ky që u zhvillua mesditën e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Një ndeshje kjo që përballi Vllazninë kampione në fuqi, ekipi i vetëm që ka 24 pikë të plota pas 8 javësh kampionat me skuadrën tjetrën shkodrane AAS, e cila gjendet në vendin e tetë, me 9 pikë. Ballafaqimi në fjalë u karakterizua nga një superioritet i dukshëm i ekipit kuqeblu, i cili i drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza fitoi me rezultat të thellë 16-0 duke treguar edhe një herë që është skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar. Plot 11 gola regjistroi pjesa e parë e kësaj ndeshje, të cilët nisin me kapitenen Esmeralda Franja që në harkun kohor të 8 minutave shënon dy herë, respektivisht në minutat 5 dhe 8. Më pas në skenë del golashënuesja më e mirë e Vllaznisë si dhe e kampionatit shqiptar, Megi Doçi, e cila duket se futet në garë me Franjen se kush të shënoj më tepër. Doçi shënon në minutën e nëntë golin e tretë të Vllaznisë dhe Franja shënon përsëri në të 16-tën minutë duke e rritur avantazhin në 4 me 0. Shtatë minuta më pas kemi një golashënauese tjetër nga Vllaznia. Ajo është Luçie Gjini që e çon në 5-0 avantazhin kuqeblu. Tre minuta pas Gjinit, është Ersi Lufo që shënon duke e thelluar në 6 me 0 rezultatin në favor të skuadrës kuqeblu. Doçi rikthehet përsëri, por këtë radhë me tre gola të njëpasnjëshëm, përkatësisht në minutat 29, 33, 36-të, ndërsa golat e Lufos dhe të Vrucajt në minutat 39-të dhe 41-të mbyllin pjesën e parë me avantazhin 11 me 0 për Vllazninë. Pjesa e dytë vijon me gola të tjerë dhe përsëri në portën e AAS. Lufo shënon në minutën e 46-të, Doçi në të 50-tën, dhe më pas kemi edhe golat e Gjergjit, Blinishtës dhe përsëri Doçit në minutat 54 dhe 56 dhe 58-të që e çojnë në 16 me 0 avantazhin e Vllaznisë, ndërkohë që Megi Doçi regjistron golin e gjashtë personal në këtë ndeshje. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 27 pikëve duke vijuar të kryesojë e vetme tabelën e klasifikimit. Po për javën e nëntë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, ekipi tjetër shkodran, Juban Danja-Murlani luajti në transfertë përballë Apolonisë së Fierit, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e ekipit vendas me rezultain 4 me 0.
Lexo
Brazilianët e Erzenit bashkë me Krasniqin: “Erzeni është ekip i fortë, nuk ishte e vështirë të kisha Balajn kundërshtar”
Skuadra shijakase fitoi 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga...
(Intervista) Trajnerët Colella dhe Tetova flasin pas ndeshjes Partizani 1-1 Egnatia
Partizani u ndal në një barazim 1-1 nga Egnatia, duke mos përfituar nga ai hap fals i Tiranës kundër...
I lumtur pas fitores, Kapllani: “Të ulim kokën dhe të festojmë sonte, të shohim për ndeshjet e radhës.”
Erzeni ia doli të marrë një fitore me shumë vlera kundër Vllaznisë me rezultatin 3-2. Kapllani u shpreh mjaft i...
Të fundit
Brazilianët e Erzenit bashkë me Krasniqin: “Erzeni është ekip i fortë, nuk ishte e vështirë të kisha Balajn kundërshtar”
Skuadra shijakase fitoi 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga...
Futboll
(Intervista) Trajnerët Colella dhe Tetova flasin pas ndeshjes Partizani 1-1 Egnatia
VeriuSport - 0
Partizani u ndal në një barazim 1-1 nga Egnatia, duke mos përfituar nga ai hap fals i Tiranës kundër Kukësit. Pas takimit Giovani Colella...
Futboll
I lumtur pas fitores, Kapllani: “Të ulim kokën dhe të festojmë sonte, të shohim për ndeshjet e radhës.”
VeriuSport - 0
Erzeni ia doli të marrë një fitore me shumë vlera kundër Vllaznisë me rezultatin 3-2. Kapllani u shpreh mjaft i lumtur me këtë arritje të...
Futboll
Josa pas humbjes me Erzenin: “U goditëm në dy raste shumë naive sot, duhet të ishim më të kujdesshëm”
VeriuSport - 0
Erzeni ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2 dhe e kalon në tabelën e renditjes, ku tashmë pozicionohen në vendin e tretë. Pas ndeshjes, trajneri...
Futboll
Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia
VeriuSport - 0
Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Partizanit dhe Egnatias e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Të kuqtë kanë humbur një shans...