Saturday, November 23, 2024

Superiore, java e 16-të-Mbyllen dy takimet e para, Kukësi fiton me Bylisin, pikë shprese për Apoloninë në Korçë

Lexo

Kukësi-Bylis dhe Skenderbeu-Apolonia janë dy çiftet e para që hapën javën e 16-të të kategorisë Superiore. Ndeshje këto që folën për kuksianët që fituan tre pikë shumë të rëndësishme, ndërkohë që befasojnë fierakët teksa i marrin një barazim brënda në shtëpi korçëve në një takim konsiderohet në kufijtë e mbijetesës.

Në sfidën Kukësi-Bylis, ishin ballshiotët që shënojnë të parët me anë të Stojanoviç në minutën e 26-të, ndërkohë që kukësianët përmbysin me dy gola të shënuar nga Ibraimi dhe Eze, përkatësisht në minutat 39 dhe 56-të. Një tre pikësh tjetër ky frymëmarrje për skuadrën e drejtuar nga Rrahman Hallaçi që shkon në kuotën e 23 pikëve duke kapur vendin e 4-t, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e parafundit.

Në Korçë, janë dy penallti për secilën skuadër që fiksojnë shifrat e barabarta 1 me 1. Pas një pjese të para të bardhë 0-0, në të dytën, të parët janë vendasit që shënojnë me anë të Meksit në minutën e 52-të, ndërkohë që në minutën e 72-të kundrapërgjigjen miqtë nga Fieri me anë të Gjatës që shndërron në gol penalltinë e dhënë në favor të tyre. Pika e marrë nga Apolonia në transfertën e Korçës ka vlera shumë të mëdha në luftën e mbijetesës që tashmë është e hapur mes tyre, Skenderbeut dhe Bylis. Kështu Apolonia shkon në kuotën e 13-të pikëve duke u pozicionuar në vendin e 8, ndërsa ka lënë pas Skenderbeun dhe Bylisin, të cilët me nga 12 pikë secili mbyllin tabelën në vendin e 9 dhe 10.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img