Monday, November 25, 2024

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, shitje rekord biletash

Lexo

Mbi 10 mijë bileta të shitura janë regjistruar me tu hapur sportelet për derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Nga sa bëhet e ditur, interesimi vazhdon të jetë mjaft i madh nga të dy tifozëritë përkatëse, ndërkohë që deri ditën e ndeshjes shifrat pritet të jerë rekord për të mbushur të gjithë kapacitetin e stadiumit.

Gjithnjë sipas organizatorëve të klubit bardheblu, çmimet janë për tribunën qendrore 6000 lekë, 5000 lekë dhe 4000 lekë dhe që pjesa e tifozëve të Tiranës është shitur, ndërsa tani ka mbetur pjesa e tifozëve përballë.

Tribuna përballë 1500 lekë dhe 1000 lekë, ndërsa tribunat anësore 500 lekë. Nga ana tjetër mësohet se bardheblutë do të kenë një superpremio për sfidën me Partizanin. Nëse fitojnë ndeshjen, shuma që do të marrin do të jetë gjigante, por ajo do të fiksohet pak para ndeshjes. Takimi që do të luhet më 17 maj është derbi i 170-të që bardheblutë dhe “demat” do të zhvillojnë mes tyre.

Të kuqtë kanë fituar 70, bardheblutë kanë triumfuar në 47, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Tirana ka arritur të shënojë 183 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 228 herë. Ëngjëll Hoti dhe Ardit Hila janë dy ishët e mëdhenj. I pari luan me fanellën e kuqe dhe do të jetë në fushë, ndërsa i dyti mbron ngjyrat bardheblu dhe është i pezulluar për këtë duel.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img