Monday, November 25, 2024

Veleçiku humb me Valbonën 2-1, por trajneri koplikas Dritan Smajli ka akuza ndaj gjyqtarit Ziri

Lexo

Ndeshja e shumëpritur në mes Veleçikut dhe Valbonës, skuadra këto të kategorisë së parë të futbollit shqiptar, të cilat ballafaqoheshin në fazën Play Off, nuk ka shkuar mirë për Veleçikun. Pas kalimit me sukses të ndeshjes së parë Play Off, ku fitoi 4 me 0 me Naftëtarin, skuadra e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli ka qënë e karikuar për të kaluar me sukses edhe pengesen e dytë me Valbonën dhe për të menduar pastaj për ndeshjen e fundit që e kualifikonte në kategorinë e parë.

Por, sfida në fjalë e zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin e Vorës ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 për ekipin e Valbonës. Një humbje kjo që sipas trajnerit Smajli ka ardhur edhe si rezultat i gjykimit të njëanshëm të gjyqtarit Blerin Ziri. Ndër të tjera, tekniku koplikas Smajli rreshton disa pretendime të tij dhe të sftafit të Veleçikut duke akuzuar Zirin për vendimet e marra në dëm të Veleçikut, sidomos për largimin e tij me karton të kuq nga pankina q ënë minutën e 20-të të ndeshjes.

“Normalisht që largimi im ndikoi, kur je pa trajner, skuadrës i bie morali. Ajo që mua më dhemb shumë, mënyra se si shkoi. Unë lojtarin e kam në tokë dhe gjyqtari vazhdon lojën, i kërkoj llogari dhe ai më jep karton të verdhë dhe pa e ofenduar fare me jep të verdhin e dytë. Megjithatë, unë do të them se Blerim Ziri është turpi i arbitrimit në Shqipëri. Ka luajtur me ndjenjat e Malësisë së Madhe. Unë nuk folur kurrë me këtë gjuhë, por ai është për turp. I uroj suksese Valbonës në rrugëtimin për në Kategorinë e Parë”, është shprehur tekniku koplikas, Dritan Smajli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img