I nisur pasditen e së enjes në qytetin e Elbasanit, Kampionati i 85-të Kombëtar i Atletikës për të rritur, i zhvilluar ka përfunduar në orët e vona të pasadites së sotme me një sukses të dyfishtë të Vllaznisë. Ekipi kuqeblu i drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi dhe kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj është shpallur kampion kombëtar si ekip për të 15-tën herë radhazi. Ndërkohë, që po nga radhët e Vllaznisë ka dalë edhe sportisti më i mirë i aktivitetit, i cili është Franko Burraj që arriti të siguroi 1032 pikë Olimpike.
Referuar garave të zhvilluara, atletët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer me rrezultate shumë të mira, si në ditën e parë edhe në ditën e dytë, duke triumfuar pothuajse në të gjitha garat.
Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të Atletikës
100m
- Leandro Çardaku, vendi 1-re, rez 11”04
- Endri Rakaj, vendi 2-te, rez 11”17
200m
- Franko Burraj, vendi 1-re, rez 21”25
- Leandro Çardaku vendi 2-te, rez 22”05
400m
- Franko Burraj, vendi 1-re, rez 48”60
110m/pengesa
- Durjon Idrizaj, vendi 1-re, rez 15”30
400m/pengesa
- Durjon Idrizaj, vendi 1-re, rez 56”74
Kercim se larti
- Glenis Haxhiaj, vendi 1-re, rez 1.80m
Kercim se gjati
- Muhamet Çangeli, vendi 1-re, rez 7.38m
- Endri Rakaj, vendi 2-te, rez 7.14m
- Kolindo Kiri, vendi 3-te, 6.95
Kercim 3-hap
- Kolindo Kiri, vendi 1-re, rez 15.02m
- Muhamet Çengeli, vendi 1-re, rez 14.68m
Kercim se gjati Femra
- Erisa Rrasa, vendi 2-te, rez 5.28m
4x100m
- L. Çangeli, L. Çardaku, D. Idrizaj, F. Burraj, vendi 1-re, rez 43”41
4x400m
- K. Kiri, G. Selhanej, L. Çangeli, D. Idrizaj, vendi 1-re, rez 3’29”
Sportisti me i mire i aktivitetit: Franko Burraj, me 1032 pike Olimpike.
Klasifikimi ekipor per meshkuj, Vllaznia vendi i 1-re me 188 pike.