Friday, April 26, 2024

Atletikë-Sukses i dyfishtë i Vllaznisë. Kampion ekipor për meshkuj 2023 për të 15-tën herë radhazi. Franko Burraj shpallet sportisti më i mirë i aktivitetit me 1032 pikë Olimpike

Lexo

I nisur pasditen e së enjes në qytetin e Elbasanit, Kampionati i 85-të Kombëtar i Atletikës për të rritur, i zhvilluar ka përfunduar në orët e vona të pasadites së sotme me një sukses të dyfishtë të Vllaznisë. Ekipi kuqeblu i drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi dhe kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj është shpallur kampion kombëtar si ekip për të 15-tën herë radhazi. Ndërkohë, që po nga radhët e Vllaznisë ka dalë edhe sportisti më i mirë i aktivitetit, i cili është Franko Burraj që arriti të siguroi 1032 pikë Olimpike.

Referuar garave të zhvilluara, atletët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer me rrezultate shumë të mira, si në ditën e parë edhe në ditën e dytë, duke triumfuar pothuajse në të gjitha garat.

Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të Atletikës

100m

  1. Leandro Çardaku, vendi 1-re, rez 11”04
  2. Endri Rakaj, vendi 2-te, rez 11”17

200m

  1. Franko Burraj, vendi 1-re, rez 21”25
  2. Leandro Çardaku vendi 2-te, rez 22”05

400m

  1. Franko Burraj, vendi 1-re, rez 48”60

110m/pengesa

  1. Durjon Idrizaj, vendi 1-re, rez 15”30

400m/pengesa

  1. Durjon Idrizaj, vendi 1-re, rez 56”74

Kercim se larti

  1. Glenis Haxhiaj, vendi 1-re, rez 1.80m

Kercim se gjati

  1. Muhamet Çangeli, vendi 1-re, rez 7.38m
  2. Endri Rakaj, vendi 2-te, rez 7.14m
  3. Kolindo Kiri, vendi 3-te, 6.95

Kercim 3-hap

  1. Kolindo Kiri, vendi 1-re, rez 15.02m
  2. Muhamet Çengeli, vendi 1-re, rez 14.68m

Kercim se gjati Femra

  1. Erisa Rrasa, vendi 2-te, rez 5.28m

4x100m

  1. L. Çangeli, L. Çardaku, D. Idrizaj, F. Burraj, vendi 1-re, rez 43”41

4x400m

  1. K. Kiri, G. Selhanej, L. Çangeli, D. Idrizaj, vendi 1-re, rez 3’29”

Sportisti me i mire i aktivitetit: Franko Burraj, me 1032 pike Olimpike.

Klasifikimi ekipor per meshkuj, Vllaznia vendi i 1-re me 188 pike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img