Thursday, March 28, 2024

Federata Shqiptare e Atletikës me President të ri. Taulant Stërmasi, fiton garën me dy rivalët e tjerë, Ferdinand Canaj dhe Artan Shyti

Lexo

Prej disa kohësh pa president, si rezultat i pezullimit që Federata Europiane e Atletikes kishte bërë për dy ish drejtuesit e Federatës Shqiptare të Atletikës, nga dita e sotme atletika shqiptare ka presidentin e ri. Ai është Taulant Stërmasi, i cili mori votat e duhura nga Asambleja e Jashtëzakonshme Zgjedhore, e cila u zhvillua sot në kryeqytet duke zëvendësuar kështu ish-presidentin e kësaj federate, Gjergj Ruli, I cili është i pezulluar me pesë vjet.

Stërmasi ishte në garë me Ferdinand Canajn dhe Artan Shytin, të cilët kishin kandiduar për këtë post. Konkretisht, në raundin e parë të votimit nga 17 anëtarë, Stërmasi mori 8 vota,  Canaj 6 vota dhe Shyti 3 vota, duke bërë që të votimi të shkonte në balotazh, ndërsa në garë mbetën vetëm Stërmasi dhe Canaj.

Më pas, në votimin e dytë, Taulant Stërmasi mori 10 vota, kundrejt 7 votave të Canajt, duke u zgjedhur kështu president i Federatës Shqiptare të Atletikës. Taulant Stërmasi do të jetë në krye të Federatës së Atletikës deri më 27 gusht te vitit 2024. Bëhet fjalë vetëm për një vit mandat sepse në vitin 2024 të gjitha federatat do t’i nënshtrohen procesit të rregullt zgjedhor.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img