Zogoviç në portë, Kruja nga e djathta, Juriç dhe Bulatoviç në qëndër dhe Hakaj majtas në repartin e prapavivijë, Boshnjaku, Marku, Çoba, Jonuzi, Latifi në mesfushë, por me detyra sulmuese, si dhe Balaj në majë të sulmit, pritet të jenë emrat që do të nxjerrë në fushë trajneri maqedonas i Vllaznisë, Goce Sedloski.
Një formacion ky i diktuar edhe nga mungesat për arsye dëmtimi të titullarëve, Mala i cili pas operacionit vijon rikuperimin, po ashtu edhe Smajli i ardhur edhe ai nga ndërhyrja kijurgjikale, si dhe Gurishta, me problematikat e javëve të fundit.
Gjithësesi, burimet nga brenda stafit kuqeblu sqarojnë se të përzgjedhurit për ta nisur nga minuta e parë garantojnë se do të japin më të mirën e ture në fushën e lojës. Por, ndërkohë, deri në momentin e daljes në fushën e lojës edhe mund të ketë ndonjë ndryshim në emra, apo edhe vendosje, pasi për një vend në formacion pretendojnë edhe Alivoda, Shehi, Hoxhaj, Periç, apo ndonjë tjetër.
Ndeshja, Partizani-Vllaznia, luhet sot në stadiumin e ri të klubit Partizani, “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 16:00.