Thursday, November 28, 2024

(Intervista) Zv. trajneri Hima dhe trajneri Shehi flasin pas ndeshjes Laçi 1-3 Tirana

Lexo

Laçit rrezikon pjesëmarrjen në Europë pas humbjes ndaj Tiranës. Zëvendëstrajneri i kurbinasve, Klevis Hima u shpreh pas sfidës:

“Nuk është se vetëm për Tiranën ishte finale, edhe për ne ishte. Na vjen keq për mënyrën e lehtë si pësojmë golat. Ishte një pjesë e parë e dominuar totalisht nga ana jonë. Pësuam gola të lehtë, por nuk duhet të dorëzohemi, kemi ende edhe dy finale. Duhet të luajmë me kokën lart, janë ende në këmbët tona. Nëse i marrim këto të dyja them se jemi në Europë.

Pas ndeshjen me Kukësin, profesor Nica me stafin kemi punuar shumë në aspektin e mbrojtjes se janë pësuar gola të lehtë edhe me Kukësin, tre gola edhe sot. Në tre ditë punuam shumë në pjesën e mbrojtjes, por përsëri u goditëm me gola të lehtë dhe kjo na vret. Por shpresojmë ta rregullojmë në dy ndeshjet që kemi, që të dalim pa gola të pësuar e të shkojmë në objektivat”, tha Hima për “Oversport”.

Trajneri Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores ndaj Laçit:

“Mendoj dhe e thashë edhe dje që është ndeshje e vështirë. Duhej të ishim të kujdesshëm, mendoj që e kemi interpretuar mirë. Akoma nuk ka përfunduar asgjë se janë edhe dy ndeshje. Të gjithë janë brenda objektivave, ne duhet të shohim vetëm punën tonë. Duke bërë punën tonë, dhe fakti që e kemi në dorën tonë, duhet të bëjmë maksimumin meqë ndeshjet janë shumë afër.

Shprehemi mirë në këtë fushë, edhe për shkak të cilësisë se është një prej më të mirave në Shqipëri dhe të lejon të interpretosh mirë. Por ka specifika që të mos lësh hapësira se dihen përmasat. Por na vjen mirë që kemi fituar.

Duhet kujdes, Mazrekaj do dyfishim dhe ta mbajmë larg zonës. Guindo dhe Shkurtaj duhet kujdes ndaj tyre, edhe ndaj topave të dytë se na vunë në vështirësi me topa të gjatë. Do të vendosemi gjithmonë në varësi të kundërshtarëve e situatave. Çdo skuadër ka pikët e forta dhe të dobëta, do ta përgatitim gjithmonë për të pasur rrugëdalje dhe ku kemi boshllëqe”, tha Shehi për “Oversport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img