Lëvizjet në skuadrën e Vllaznisë janë të shumta ditët e fundit si për afrime, por edhe për largime nga skuadra. Drejtusit kuqeblu kanë bërë zyrtarë tre afrimet në merkato si Ildi Gruda, Eslit Sala dhe sulmuesi nga Maqedonia Darko Dodev.
Ndërkohë që pritet për emra të tjerë në merkato, por edhe rinovime kontratash, “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin shkodra se largimi i radhës nga Vllaznia është Dajan Shehi.
Në marrëveshjen e bërë në verën e vitit të kaluar mes palëve parashikohej opsioni i rinovimit me parametra të tjerë. Mirëpo, mësohet se pas bisedimeve të ditës së sotme, Shehi ka ndarë rrugët me Vllazninë. Qendërmbrojtësi shtatlartë është tashmë një opsion për ekipet e tjera të Superiores. Më parë Shehi ka luajtur për Partizanin, Teutën dhe Skënderbeun.