44 ndeshje 13 gola me Vllaznine dhe 10 mije euro rroge! Gjithcka u duk se ne fillim do te bente ndryshimin ne kampin shkodran por demtimet nje pas nje e penguan prishtinasin 29 vjeçar Liridon Latifin te dilte ne me te miren e tij.
Por pas mbylljes se sezonit futbollistik ka perfunduar dhe kontrata e Latifit me Vllaznine. Drejtuesit duket se jan vene ne levizje menjeher per ta zevendesuar dhe ardhja e Dodev si dhe dhenja e numrit 7 Ildi Grudes duket qe e largojn gjithnje e me shume Latifin me ekipin e Vllaznise.
Burime per “Veriu Sport” bejne me die se dyshja Xhaferi-Plori i kan idete e qarta dhe kerkojne qe sezonin e ri futbollistik te mos kete me lojtare me paga te larta si ne formacion apo dhe ne stol, por mesa duket pas largimeve te Kaines, Hoxhajt dhe Shehit eshte radha e Latifit per t’u larguar. Mbetet per tu pare e ardhmja e Latifit ne te ardhmen. E sigurt eshte qe nuk do te vijoje te jete me pjese e kuqebluve, ndersa ka sinjale qe Tirana mund te preferoje ta veshe bardheblu.
Fatos LAMAJ