Nuk ka më dyshime, ish-timonieri i Kukësit dhe Flamurtarit, Diego Longo, është zyrtarisht në stolin e bregdetarëve. Pas largimit të Edi Martinit me përfundimin e sezonit, Teuta ishte në kërkim të një trajneri të ri dhe emri i italianit qarkullonte prej kohësh.
Longo u bë i njohur në Superiore në stolin e Kukësit, duke sjellë një tjetër frymë në radhët e verilindorëve. Pas largimit nga Kukësi, ai drejtoi së fundmi skuadrën e Flamurtarit, por pa arritur të ngjitej në Superiore. Tani është radha e një eksperience në radhët e Teutës. Emërimi i Longos hap kështu edhe merkaton në hyrje të Teutës ku italiani do të ketë fjalën e tij për lojtarët që do të vijnë.
Njoftimi zyrtar:
“Benvenuto Mister👋🏻 DIEGO LONGO!
KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin 🇮🇹 Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta🔵🔵”