Thursday, December 26, 2024

Qiprioti, Krisovalantis Theuli, arbitri kryesor i ndeshjes së kombëtares tonë. Ishujt Faroe- Shqipëri, të martën, ora 20:45

Lexo

Shqiperia udheton ne transferte per ndeshjen e rradhes ku do te përballet me Ishujt Faroe te marten ne oren 20:45 ne kuader te kualifikueseve te Euro 2024. Pas fitores me Moldavine  morali eshte shume i larte dhe kuqezinjte do te synojne nje tjeter sukses ndaj nje skuadre shume me te lehte ne leter.

UEFA ka caktuar edhe gjyqtaret e kesaj sfide. Organi me i larte i futbollit europian i ka besuar nje qiprioti drejtesine e kesaj sfide. Krisovalantis Theuli eshte kryesori i cili nuk ka ndonje CV te pasur. Ai eshte vetem 34 vjeç dhe eksperienca ne ndeshjet nderkombetare sapo ka filluar.

Ai do te ndihmohet nga bashkombasit Mikael Soteriu dhe Pavlos Georgiu ndersa i katert eshte Menelao Antoniu. Ne VAR eshte greku Agelo Evangelu ndersa ne AVAR nje tjeter qipriot Dimitri Solomu.

Vezhgues i arbitrave eshte caktuar suedezi Stefan Johaneson ndersa Delegat  do te jete Ignas Marcinkevicius nga Lituania. Gjithçka do te luhet diten e marte date 20 ne Ishujt Faroe ku Shqiperise i duhet me patjeter firorja qe ne fund do te thote shume.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img