Sunday, November 24, 2024

Superliga e femrave në futboll në rrezik dështimi

Lexo

Një udhëzim i Federates Shqiptare të Futbollit që të gjitha ekipet e futbollit të Kategorisë Superiore duhet patjetër të kenë edhe ekipin e futbollit të femrave u pritë me optimizem në opinionin sportiv, kjo edhe për faktin se rivaliteti dhe konkurenca  në këtë kategori do të shtohet edhe më shumë. Një udhëzim i tillë bëri që ekipe të tilla të Superliges së meshkujve si Partizani, Tirana, Teuta të formojnë me shpejtësi ekipet e tyre të femrave, veprim ky që nga institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri është shoqëruar me një bonus financiar. Pikërisht, këtu qëndron edhe ngërçi që ka shkaktuar një problem jo të vogël, pasi duke qënë se shpërblimi financiar nuk është menduar të jetë i barabartë për të gjitha skuadrat mund të çojë në një dështim të formules së kampionatit. Shkak është bërë një reagim, madje deri edhe në kërcënim për bojkot nga ana e ekipit Juban Danja, skuadres së parë të futbollit në Shqipëri.

Është vetë presienti i Juban Danjes Ferdinand Jaku, skuadra e të cilit sezonin e kaluar u rendit e katërta në klasifikim, i cili duke folur për VeriuSport sqaron shqetësimin në fjalë. “Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të mbështetur financiarisht skuadrat e kategorisë Superiore natyrisht që duhet vlerësuar dhe përgëzuar”, thekson Jaku. Por, në vijim ai thotë se këtu ka një problem, pasi sipas tij shpërblimi nuk është menduar i barabartë për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të kampionatit. “Konkretisht, futbollistet e pesë skuadrave të Kategorisë Superiore, Vllaznia, Partizani, Tirana, Teuta dhe Apolonia do të paguhen me një shumë prej 25 mijë lekësh të reja në muaj, ndërsa për futbollistet e tre skuadrave të tjera Juban Danja, Kinostudio dhe Tirana AS që nuk kanë ekipe meshkujsh në Superiore shuma e shpërblimit në muaj është shumë më e vogël, vetem 10 mijë lekë të reja. Një ndarje e tillë nuk është aspak e drejtë, prandaj nëse shpërblimi mujor i FSHF-së për futbollistet nuk do të jetë i barabartë për të gjitha ekipet e kampionatit, Juban Danja do të tërhiqet nga Kampionati”, thotë presidenti i Juban Danjes, Ferdinand Jaku.

Sipas Jakut, me vendimin e Juban Danjes pajtohen edhe dy skuadrat e tjera Kinostudio dhe Tiranas As, që do të thotë se nëse këto tre skuadra, ndër më të mirat e kampionatit shqiptar do të tërhiqen, atëherë numri skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të futbollit për femra bien në pesë. Një shifër kjo që e kompromenton rëndë mundësinë e vazhdimit të këtij kampionati, ndaj do të ishte mirë që apeli i Juban Danjes, dhe dy skuadrave të tjera që e mbështesin të merret në konsideratë nga strukturat përkatëse në FSHF, në mënyrë që duke barazvlerësuar me një shumë të njëjtë për të gjithë ekipet pjesëmarrëse, Kampionati Kombëtar i futbollit për femra të vijojë normalisht.

      

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img