Java e 18-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore nis të premten me kryesfidën, Vllaznia-Laçi. Një duel ky që përballë Vllazninë kryesuese të kampionatit me 37 pikë dhe Laçin, i treti në renditje me 27 pikë, 10 më pak se sa Vllaznia dhe 1 më pak se Partizani i vendit të dytë. Është kjo arsyeja që kjo përballje konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e javës së 18-të të Superiores. Dueli në fjalë është programuar të luhet të premten në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18.00, ndërkohë që takimet e tjera të kësaj jave luhen në dy ditët në vazhdim. Të shtunën, Bylis-Partizani dhe Tirana-Skënderbeu, që të dyja me start në orën 13:45 dhe Teuta-Apolonia në 16:45. Ndërsa, çifti i fundit që mbyllë javën e 18-të është ai në mes Kukësit dhe Kastriotit, i cili nga “Elbasan Arena” ku në fakt ka qënë i programuar, për arsye të ndërhyrjes në terrenin e dëmtuar të këtij stadiumi është spostuar të luhet të dielën në ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Kategoria Superiore – Java 18
E PREMTE:
Vllaznia-Laçi (18:00)
E SHTUNË:
Bylis-Partizani (13:45)
Tirana-Skënderbeu (13:45)
Teuta-Apolonia (16:45)
E DIELË :
Kukësi-Kastrioti (18:00)