Friday, April 26, 2024

Superiore U-21-Laçi mund Kastriotin dhe barazohet me pikë me Vllazninë në krye, Bylis mund F. Republic, shënojnë shkodranët Qardaku dhe Preka

Lexo

Vllaznia-Kukësi, ishte ndeshja hapëse e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorisë Superiore të 21 vjeçarëve, takim ky që u luajt të hënën dhe që u mbyll me fitoren e miqve nga Kukësi 1-2. Ndërkohë, 3 ndeshje të tjera të kësaj jave që u luajtën sot, ishin ato Kastrioti-Laçi, Futboll Republic-Bylis dhe Dinamo-Turbina. Ndër to, ajo që pritej me shumë interes kishte të bënte me çiftin Kastrioti-Laçi, ku pas humbjes së Vllaznisë në shtëpi, një fitore e laçjanëve bënte që Vllaznia dhe Laçi të barazoheshin me pikë në krye të tabelës së klasifikimit. Ndodhi pikërisht kjo, laçjanët fituan në transfertë me rezultatin 0-5 duke bërë që tashmë në vendin  e parë të jenë dy skuadra me pikë të barabarta, Vllaznia dhe Laçi. Autor të golave për Laçin ishin Prenga 10’, Bruka 20’, Bytyçi 31’, Hasa 32’, Deliu 85.

Për t’u theksuar është fitorja në tansfertë e Bylisit, i cili mundi në fushën e tij ekipin Futboll Republic me rezultatin e thellë 2-12. Në formacionin ballshiot në këtë ndeshje u aktivizuan si titullarë edhe dy futbollistët shkodranë, Eridon Qardaku dhe Marçelino Preka, të cilët ishin edhe golashënues. 4 gola të Bylisit mbajnë firmën e Qardakut, përkatësisht 21’, 29’, 51’, 52’, ndërsa ka shënuar edhe Preka me penallti në minutën e 24’. Golat e tjerë për Bylisin u shënuan nga Mehmetllari 18’, Spahiu 32’, Ruci 56’, Carkanji 58’, Kodhelaj 63’, Macolli 65’, Ruci 66’

Ndeshja tjetër e ditës së martë, ajo në mes Dinamos dhe Turbinës u mbyll me fitoren e bluve dinamovitë me rezultain 1 me 0, ku autor i golit është Plaku në minutën e 49-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img