Portugezi doli në fushë me mbrojtëse të markës rivale historike të amerikanëve, duke rrezikuar prishjen e marrëveshjes.
Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë 147 milionë për një gabim të madh, i cili megjithatë nuk ka kaluar pa u vënë re. Në fakt, marrëveshja historike me Nike mund të hidhet në erë pasi portugezi doli në fushë me Al Nassr i veshur me mbrojtëse Adidas për 45′, markë rivale historike e kompanisë amerikane. Një gabim i bujshëm, i cili nëse konfirmohet, mund të bëjë që Nike të ndërpresë kontratën e sponsorizimit me portugezin për shkelje të marrëveshjeve.
Në internet qarkullojnë foto të ndeshjes mes arabëve dhe Celta Vigos, e humbur 5-0 nga sauditët në debutimin e Brozovic, në të cilat shumë veta vunë re markën gjermane në vend të Nike “Sëoosh” nën çorape. Dhe nga Anglia është Daily Mail ajo që i përgjigjet lajmit, duke konfirmuar se marrëveshja 147 milionëshe mes markës amerikane dhe CR7 mund të anulohet.
Ronaldo, ndër të tjera, është një nga sportistët më të mëdhenj të sponsorizuar nga Nike, një kombinim që ka mbi njëzet vjet. Nike, në fakt, e ka shoqëruar CR7 në të gjitha veshjet sportive që nga viti 2003.