Futbolli shqipetar eshte ne zi diten e sotme teksa mesohet se ish-futbollisti i Flamurtarit Anesti Vito eshte ndare nga jeta perpara kohe ne moshen 52-vjeçare. Lajmin e ben te ditur vete klubi vlonjat me nje postim ne rrjetet sociale.
“Prehu ne paqe Anesti Vito.
Ne emer te familjes te madhe kuqezi Flamurtari i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Vito”, shkruan klubi vlonjat.
Sipas gazetarit dhe analistit të njohur sportiv, Xhevdet Zekaj, i cili kishte njohje të afërta me të ndjerin, vdekja e ish-sulmuesit virtuoz të Flamurtarit1991Anesti Vito, kampion i vendit me fanellën kuqezi, në sezonin 1990- erdhi pas një ataku kardiak.
Në vijim të kujtimeve të tij, Zekaj, shkruan se asokohe kur Vito shpallej kampion, trajner i Flamurtarit ishte Edmond Liçaj, ndërsa protagonistë të suksesit në fushë së bashku me Viton ishin emra të tillë si Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Sokol Kushta, Alfred Zijai, Gramoz Murati, Roland Iljadhi, Luan Birçe, Eqerem Memushi, Roland Iljadhi, Luan Birçe, Eqerem Memushi, Agim Bubeqi, Viron Daullja, Elidon Lameborshi, Gjergji Dema, Erion Mehilli, Gezim Muka, Viktor Daullja, Latif Gjondeda, Bashkim Shaqiri, Ardian Ciruna, Edmond Lutaj, Tajar Arapi, Roland Muka, Vasillaq Ziu, Dritan Sadedini, Viktor Paço.
Vito e filloi karrierën në vitin 1991 si kampion te Flamurtari, kur ishte vetëm 19 vjeç, dhe më pas mori një tjetër titull në sezonin 1999-2000, këtë herë si pjesë e Tiranës.
Anesti Vito ka lindur në Vlorë, më 19 qershor 1971 dhe i ishte përkushtuar futbollit qysh fëmijë, me skuadrat zinxhir të qytetit të tij, deri te Flamurtari kampion.
Me ekipin e parë vlonjat llogaritet se ka luajtur rreth 100 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola, në periudhën 1992-1997.
Në vitin 1993 do të huazohej tek Albpetrol, për t’u kthyer te Flamurtari sërish në vitin 1999.
Më pas, Vito u transferua te Tirana në vitin 2000, ku luajti një sezon të plotë me fanellën bardheblu ku luajti 20 ndeshje dhe shënoi 8 gola.
Nga skuadra kryeqytetase u kthye të Flamurtari për periudhën e tretë të karrierës kuqezi, 2000–2004, kur luajti 68 ndeshje dhe shënoi 18 gola.
Në CV e ish-sulmuesit potent vlonjat figuron edhe huazimi te Tomori i Beratit në vitin 2002. Pra, një karrierë mbresëlënëse si sulmues dhe goleador.
Një jetë e prerë në mes, vetëm 52 vjeç, nga sulmi në zemër. Humbje e madhe për futbollin vlonjat dhe shqiptar. Dhimbje e pamasë për familjen e tij.
Për humbjen e papritur dhe para kohe te ish futbollistit të njohur vlonjat ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetin social.
Të dashur miq,
Mësova pak minuta më parë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit kampion të Flamurtarit dhe Tiranës, Anesti Vito.
Nesti shkëlqeu te Flamurtari i madh duke u shpallur kampion në sezonin 90/91 dhe gjithashtu kontribuoi shumë në futbollin shqiptar edhe me fanellat e Albpetrolit, Tomorrit, Bylisit e Tiranës ku fitoi përsëri titullin kampion në sezonin 1999-2000.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito, FC Flamurtarit dhe të gjithë miqve të shumtë të Anestit.
Lamtumirë Anesti Vito!
“Veriu Sport” i shpreh ngushellimet te afermve te Vitos dhe Kubit te Futbollit Flamurtari.
Fatos LAMAJ