Monday, November 25, 2024

Po e çon Ballkanin për herë të dytë në grupet e Conference League. Ilir Daja konsiderohet “strategu” i suksesve të skuadrës së Suharekës në Kosovë

Lexo

Fitorja e mbrëmshme e Ballkanit me rezultatin 4 me 1 e realizuar ndaj një skuadre me emër si Bate Borisov në kuadrin e ndeshjeve fazës Play Off për Conference League, i je një shans dhe garanci absolute Ballkanit të kualifikohet në fazën e grupeve. Një sukses ky që padiskutim ka brenda mjeshtrinë e drejtimit të pankinë të strategut Ilir Daja. Me të drejtë, në Suharekë dhe në Kosovë janë krenarë me skuadrën e tyre, dhe posaçërisht me trajnerin tinasa, Ilir Daja. Pas fitores së mbrëmshme dhënë për Supersport, Daja shprehet i kënaqur për fitoren, ndërkohë që nuk nguron të thumbojë në distancë disa specialistë të futbollit kosovar, të cilët prej kohësh nuk e shohin me sy të mirë praninë e Dajës në futbollin kosovar.

Prononcimi i Ilir Dajës, pas ndeshjes, Ballkani-Bate Borisov:

“Mos mu bëj si disa specialistë në Kosovë, që kujtojnë vetëm humbjen ndaj Ludogorets.  Kjo fitore i shkon Emërllahut, sepse dje është operuar. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt me ekipin. E gjithë kjo fitore shkon për tifozët, që sot ishin të shumtë në Kosovë. Këta djem nuk dorëzohen kurrë. Në pjesën e parë kemi pasur 4-5 raste shënimi. Kemi pësuar një gol që futbolli i ka këtu, kundër një ekipi me shumë eksperiencë. Sot tregoi që brenda ekipit ka lojtarë goxha të mirë.

Kemi dominuar mbi kundërshtarin në çdo lloj gjëje. Kemi humbur shumë më tepër gola se kemi shënuar. Mund të ishim pak më të ftohtë para portës, në mënyrë që të kishim shënuar. Gjithsesi një rezultat 4-1 kundrejt një kundërshtari me eksperiencë, është një fitore goxha bindëse që këta çunat e Ballkanit e meritojnë. Meritojnë një bravo të madhe se çfarë kanë bërë.

Vitin tjetër shtohet dhe një skuadër në Europë. Sukseset e Ballkanit përkthehen edhe në sukseset e Kosovës. Është ndeshje jonë e shtatë, kemi 6 fitore dhe vetëm 1 humbje. Le të merren specialistët me atë humbje, sepse nuk po i zë gjumi në darkë.

Ne trajnerët nuk zbërthehemi nga ana tekniko-taktike. Kemi rregulluar diçka brenda manovrës tonë, që na rezultoi pozitive. Besoj që në pjesën e dytë korrigjuam të metën e vogël që kishim në pjesën e parë. E penguam BATE-n që të na vijë në aksione të rrezikshme. Suksese Kosova, sepse Ballkani e ka kaluar përfaqësimin e Suharekës. Ky urim shkon për të gjithë ata që na kanë mbetur, edhe në stadium edhe nëpërmjet televizionit”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img