Superiorja, që këtë fundjavë falas për të gjithë sportdashësit, në MCN TV

Kampionati Shqipetar ishte ne kolaps total ne lidhje me tasmetimin e tij ne televizionet deri paraditen e sotme. Ne FSHF Ilir Shulku dhe drejtori i MCN TV Endri Meksi nenshkruan nje  kontrate 3-vjeçare per transmetimin e ndeshjeve te “Abisnet Superiore” “Kupes se Shqiperise” “Kategorise se Pare” dhe “Superkupes se Shqiperise” te gjitha ndeshjet do trasmetohen ne MCN TV falas per 3 sezonet e ardhshme.

I kontaktuar nga “Veriu Sport” drejtori i MCN televizion Endri Meksi shpjegon shkurt se jan ende ne proçes vendimarrje dhe negocimi per te qene me prane shikuesve duke nisur qe nga kjo fundjave me ndeshjet e “Abisnet Superiore”. Meksi shkurtimisht u shpreh:-Se dim akoma sot qe flasim sesi do te funksionoj pjesa e trasmetimit. Jemi ende ne proçes vendimmarrje dhe negocimi dhe shume shpejt do te bejme te qarte funksionimin e trasmetimit te ndeshjeve. Rendesi ka qe shikuesit te ngelen te kenaqur me ate cfar nga ne do ju ofrohet.

 

MCN TV kete vere ka qene pran shikuesve me ndeshjet e te gjitha skuadrave te kampionatit shqipetar ne Kupat e Europes me koment dhe analize para dhe pas ndeshjeve dhe kjo mesa kuptohet do te vijoj dhe me Kampionatin Shqipetar.

Serjoziteti dhe perkushtimi i drejtuesve te MCN TV duket se ka rrembyer zemrat e te gjithe shikuesve duke qendruar prane tyre me trasmetimin e ndeshjeve. Analiza e moderatorit Gerti Çarçani bashke me analistet ne studio si:Ardi Behari, Sulejman Starova, Nevil Dede, Ermal Tahirit, por pa harruar komentin e Alban Xhihanit dhe Gentian Alinanit si dhe e specialistit te gjykimit Bujar Pregja kane qene ndeshje pas ndeshje prane te gjithe ndjeksave te televizionit MCN TV.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu