Në konfliktin Rubiales-Hermoso ka ndërhyrë edhe FIFA. Nëpërmjet një deklarate për mediet FIFA njoftoi pak minuta më parë pezullimin e kreut të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Kreu i Komitetit të Disiplinës pranë FIFA-s, Jorge Ivan Palacio, ka njoftuar se vendimi është marrë në bazë të nenit 51 të Kodit të Disiplinës. Kolumbiani ka njoftuar se pezullimi do të jetë si fillim i përkohshëm, për 90 ditë.
Ditën e djeshme vetë Rubiales u mbrojt duke thënë se nuk do të dorëhiqej për puthjen që i dha Hermosos pasi kjo e fundit e kishte ngritur peshë pak sekonda përpara se ai t’i jepte puthjen.
Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe qeveria spanjolle. Ministria e Shanseve të Barabarta, Irene Montero tha sot se: “Shoqëria jonë është e inatosur dhe dënon ashpër puthjen që Hermoso mori pa konsesusin e saj. Jenni Hermoso e di fare mirë se ka mbështetjen tonë dhe se nuk do të jetë vetëm në këtë beteje”.