Saturday, November 23, 2024

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoron 5 sportistët shkodranë, Guraziu, Zaganjori, Mlloja, Lagja, Kuçi

Lexo

Pesë sportistë shkodranë, Filip Guraziu, Astrit Zaganjori, Arben Mlloja, Artur Lagja, Jetmir Kuçi, të dalluar në vite me ekipet e Vllaznisë dhe më gjërë, morën vlerësimet e duhura nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ceremonia zyrtare e dekorimit të tyre u zhvillua paraditen e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku krahas zotit Meta dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, të pranishëm ishin pjesëtarë nga fusha e sportit, shoqata e ish të përndjekurve politikë dega Shkodër, familjar të sportistëve dekoruar, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi kontributin e sportistëve shkodranë në disiplinat që ato përfaqësojnë, ndërkohë që më pas kanë ardhur edhe nderimet përkatëse për sportistët në fjalë.

“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, për ish basketbollistin Filip Guraziu

Dekorimi i parë ka ardhur për ish basketbollistin e Vllaznisë, 17 Nëntorit dhe të Kombëtares, Filip Guraziu, i cili ka marrë në dorëzim nga Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, titullin e lartë, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Motivacioni: “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e madh, si një nga basketbollistët e spikatur të ekipeve 17 Nëntori, Vllaznia dhe Ekipit Kombëtar. Lojtar me një teknikë moderne të basketbollit, i papërkulur, i guximshëm dhe fitimtar. Shembull frymëzimi jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në karrieren e tij si intelektual dhe qytetar model”.

“Mjeshtër i Madh” për Astrit Zaganjorin, Arben Mllojen, Artur Lagjen, Jetmir Kuçin

Në vijim kanë ardhur edhe nderimet për katër sportistët e tjerë veteran, Astrit Zaganjorin, Arben Mllojen, Artur Lagjen, Jetmir Kuçin, të cilët u nderuan me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Sportistë këto, të cilët kanë pasur një karrierë të pasur sportive në disiplina sportive të ndryshme. Astrit Zaganjori, ish basketbolllist kampion me Vllazninë, anëtar i ekipit kombëtar, sot në detyrën e inspektorit të SK Vllaznia. Arben Mlloja, ish atlet kampion dhe rekordmen në atletikë-disiplina e kërcimeve, anëtar i ekipit kombëtar, sot në cilësinë e mjekut sportiv pranë SK Vllaznia.

Artur Lagja, ish peshëngritës kampion dhe rekordmen me Vllazninë, anëtar i ekipit kombëtar, trajner kampion me Vllazninë, sot trajner i kombëtares së peshëngritjes.

Jetmir Kuçi, ish kampion i boksit me Vlllazninë, anëtar i ekipit kombëtar, sot trajner profesionist në boksin e femrave, ku me boksieren e tij Elsedita Selaj është shpallur nënkampione Europe.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img