Partizani do te luaj ndeshjen me te rendesishme te sezonit kete te enjte ne “Elbasan Arena”. Kampionet e Shqiperise do te kerkojne te zhvleresojne humbjen minimale te ndeshjes se pare me Astanen,per te shkuar per te paren here ne histori ne grupet e nje kompeticioni te UEFA.
Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekiç u mund 1-0 nje jave me heret ne Kazakistan e gjithçka mbetet e hapur ne sfiden e kthimit. Me ndihmen e tifozeve,te kuqte besojne se ne perballjen e kthimit te play-off te Liges se Konferences mund te arrijne nje fitore kualifikimi,qe do te ishte nje moment historik dhe i rendesishem per demat.
Ne mes nuk eshte vetem prestigji,por dhe bonusi financiar,ne rast kualifikimi per ne grupe. Partizani do te luaj gjithçka per gjithçka,pavaresisht problemve qe ka pasur me demtimet,me Mba dhe Grezden qe vijojne te jene ne infermieri.
Sulmuesi nigerian po lufton me kohen,per te qene ne fushe,por gjithçka do te vendoset para sfides. Nje ndeshje qe vlen shume me shume se prestigji per te kuqte,qe ndaj Astanes do te kerkojne vetem historine.
Fatos LAMAJ