Friday, November 22, 2024

Bashkia Shkodër, nis rikonstruktimin e stadiumit “Reshit Rusi”. Impianti sportiv do të pres për stërvitje ekipet e huaja që luajnë nga 6-9 shtator në “Loro Boriçi” ndeshjet e grupit të 7-të UEFA Champions League për Femra

Lexo

Pak ditë më parë, në një prononcim të dhënë për RTSH Shkodra, drejtori i sporteve në Bashkinë Shkodër bëri të ditur se me investimet e bashkisë, do të nisin punimet për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Një gjë e tillë ka nisur të bëhet realitet në impiantin sportiv të stadiumit “Reshit Rusi” ku po punohet për përmirësimin e të gjitha ambienteve të tij. Nga sa bëhet e ditur nga zyra e sportit, ndërhyrja në fjalë po realizohet nga Bashkia, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare të grupeve të UEFA Champions League për Femra që do të luhen në Shkodër në datat 6 dhe 9 shtator.

Ndeshjet zyrtare në fjalë do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi”  ku sfida e parë është mes Valur (Islandë) dhe Fomget Gençlik (Turqi) për të vijuar me duelin tjetër mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Hajvalisë (Kosovë).

Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë, ndërkohë që edhe dy skuadrat humbëse do të përballen në një sfidë të fundit për të kompletuar renditjen e grupit.

Ndërkohë, për tre ekipet e huaja Valur (Islandë), Fomget Gençlik (Turqi) dhe Hajvalisë (Kosovë), që do të mberrijnë ne Shkodër për këto ndeshje, klubi i futbollit të femrave Vllaznia ka rezervuar stadiumi “Reshit Rusi” duke qënë në dispozicion për stërvitjen e këtyre ekipeve.

Ndaj, në pritje të ardhjes së këtyre skuadrave, Bashkia Shkodër ka nisur ndërhyrjet për përmirësimin e kushteve të insfrastrukturës sportive. Fillimisht është ndërhyrë në pjesën hyrëse të stadiumit duke bërë të mundur shtrimin dhe sistemimin e sipërfaqes, ndërkohë që në ditët në vazhdim  në projekt është edhe ndërhyrja në dhomat e zhveshjeve të skuadrave për t’u pajisur me pajisjet e reja hidrosanitare.

Pjesë e investimit në mjediset e stadiumit “Reshit Rusi” do të jenë edhe pjesa e tribunave me vendosjen e stolave të rinj, si dhe pjesa e sipërme e tribunës qëndrore, e cila ka nevojë për një ndërhyrje më serioze.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img