Friday, May 3, 2024

Fluksi i transfertave të vipave në Arabinë Saudite. Ceferin nuk shqetësohet nga sauditët: E provoi edhe Kina dhe dështoi!

Lexo

“Roshn Saudi League” nuk konsiderohet si një kërcënim nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin. Në kampionatin arab kanë zbarkuar talente të shumtë me kontrata shumë joshëse por Ceferin bën paralelizim me ligën kineze të par pak viteve.

“Nuk e shoh si kërcënim pasi të njëjtën politikë ndoqi edhe Kina. Ata morën lojtarë në fund të karrierës së tyre duke u ofruar shumë para por futbolli kinez në vetvete nuk u zhvillua duke mos u kualifikuar dot në Kupën e Botës. Nuk është mënyra e duhur për ti bërë gjërat. Duhet punuar me lojtarët dhe me trajnerët vendas por ky nuk është problem im. Superliga kineze i ndali investimet në momentin kur shteti vendosi taksë për trasferimet në 2017. Ndërkohë që Arabia saudite ka një plan me atafgjatë për investimet dhe për zhvillimin e rinisë”, tha Ceferin për të përditshmen franceze L’Equipe.

Në fund Ceferin u përgjigj edhe për temën ku një klub arab do t’i bashkohet Champions League-s. “Vetëm klubet në Europe mund të luajnë në Champions, Europa League dhe Conference League”, siguroi kreu i UEFA-s.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img