“Abisnet Superiore” do te vije edhe diten e sotme me dy takime qe jan te vlefshme per javen e 7-te te kampionatit. Do te luhet ne aksin Kukes-Elbasan,ku 4 ekipe do te luftojne “dhemb per dhemb” per 3 piket e kesaj jave.
Fillimisht ne “Kukes Arena” do te perplasen Kukesi dhe Erzeni ora 14:00. Verilindoret ne dy sfidat e fundit kan siguruar 4 pike dhe ndaj shijakasve synojne nje tjeter 3 pikesh qe do ti largonte nga zona e ftohte e klasifikimit. Nderkohe djemte e Alfred Deliallisit synojne rikthimin te fitorja dhe ndaj kuksianeve do te tentojne 3 piket per “Final-Four”.
Takimi tjeter mes Dinamos dhe Vllaznise do te jete mjaft interesant,i cili do te luhet ne “Elbasan Arena” duke nisur qe nga ora 18:00. “Blute” nuk kan rruge tjeter perveçse fitores per te lene zonen e mbijeteses,ndersa shkodranet nga krahu tjeter ndodhen ne vendin e 4-te ne klasifikim dhe do te synojne te blindojne nje vend ne “Final-Four”.
Dje
Egnatia-Teuta 0-1
Skënderbeu-Partizani 1-0
Sot
Kukësi-Erzeni, ora 14:00
Dinamo-Vllaznia, ora 18:00(“Elbasan Arena”)
Nesër
Tirana-Laçi, ora 14:00
Fatos LAMAJ