Sunday, October 13, 2024

Elvin Beqiri: Vllaznia po keqmenaxhon elementin shkodran. Nëse futet në katërshen finaliste në fund të kampionatit është sukses

Lexo

Elvin Beqiri, ish-kapiteni i Vllaznisë dhe ish-pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues, ka analizuar dje gjashtë javët e zhvilluara nga shkodranët. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Beqiri ka folur për lojtarët e ardhur në merkato, por ka vënë edhe theksin te keqmenaxhimi që po bëhet me elementin shkodran, ndonëse ai vlerëson se kuqeblutë kanë një anë pozitive këtë sezon rikthimin e elementit shkodran dhe faktin se është ekipi me më shumë lojtarë autoktonë në Superiore. Por ai është i mendimit se do të ishte sukses nëse Vllaznia dotë jetë në katërshe në fund të sezonit.

Si po e shikoni këtë Vllazni?

Mendoj se nuk është në pritshmëritë që kishim në fillim. Skuadra po tregon oshilacione në lojë dhe këto pasqyrohen edhe nërezultate. Nuk e shoh këtë skuadër se si e mendoja të ishte.

Si i shikoni afrimet e bëra?

Të jem i sinqertë janë larg pritshmërive. Janë afruar lojtarë ndoshta që s’e meritojnë të veshin fanellën e Vllaznisë dhe janë shumë larg asaj që është pritur të japin. Janë afruar lojtarë që nuk kanë çfarë t’i japin emrit të kësaj skuadre.

Por janë afruar edhe disa lojtarë shkodranë?

Kjo duhet vlerësuar, pasi është afruar Krymi apo edhe Gruda. Krymi dhe vlerat e tij njihen dhe për më tepër edhe si një vlerë e shtuar në rolin e tij, por po ashtu edhe Gruda është një lojtar që u bë mirë, marrja e vendimit për kthimin në Shkodër. Tek ai duhet besuar, pasi është një djalë me vlera.

Por Vllaznia është ndër skuadrat e vetme që ka numrin më të madh të lojtarëve autoktonë në përbërje tësaj?

Kjo është shumë pozitive. Pasi mendoj se ky klub e ka në traditë të ketë shumë lojtarë vendës. Nuk e them se jam shkodran, por ndihet më ndryshe pesha e fanellës nga shkodranët, sesa nga lojtarët e ardhur, pa dashur që t’i përgjithësoj. Por nis nga merkatoja e bërë këtë sezon të vjen keq që të merren lojtarë për të qenë zëvendësues kur vetëm nga akademia mund të kishim emra me më shumë cilësi brenda. Unë mund të përmend vetëm Shimën, që nëse do të ishte afruar dhe ishte menaxhuar mirë mund të ishte një nga mbrojtësit e djathtë të fituar ashtu siç u fitua edhe Smajli.

Mendoni se ka një keqmenaxhim?

Me keqardhje mund të them se po. Nuk kemi pse të marrim lojtarë për rezerva dhe të mos kërkohet të fitohen lojtarët e dalë nga akademia. Më parë përmenda Shimën, por ka shumë emra të tjerë, të cilëve u kërkoj ndjesë që si përmend se ia vlen të afirmohen t’u jepet mundësia, e pse jo, të mos shikohen si mundësi edhe për të nxjerrë të ardhura prej tyre.

Me këtë përbërje e këto paraqitje ku e shikoni Vllazninë?

Unë nuk jam kurrë pesimist, por për të qenë realist nuk eshikoj më shumë se në mesin e tabelës. Për mua të qenit në mes të katërshes së parë do të ishte një sukses. Kjo pasi do t’i jepte mundësi për të qenë në Kupat e Europës.

Pra, jo për kampion, gjithmonë pas këtyre javëve?

Të jem i sinqertë, shikoj disa ekipe që janë shumë më mirë seVllaznia. S’e shikoj ende aty ku duhet të jetë dhe pretendente me ekipet që po paraqiten si pretendente.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img