Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përcaktuar trupën gjykuese të ndeshjes, Dinamo-Vllaznia, e vlefshme për javën e shtatë të Abissnet Superiore.
Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora18:00 do të gjykohet nga Andi Koçi i kolegjumit të arbitrave të Durrësit në cilësinë e arbitrit kryesor. Ndihmësa të tij do të jenë Nuri Rrapaj dhe Rexhep Muzhaqi, i pari nga kolegjumi Patos dhe i dyti Elbasan, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë tiranasi, Juxhin Xhaja.
Drejtësia në sistemin VAR i është besuar arbitres së FIFA-s, Emanuela Rusta nga kolegjumi i Elbasanit dhe AVAR Nertil Bregasi, Tiranë. Delegat është, Bujar Pregja(Tirane) dhe vëzhgues, Plarent Kotherja(Tirane)
Dinamo-Vllaznia
Arbiter kryesor: Andi Koçi(Durres)
Asistent 1: Nuri Rrapaj(Patos)
Asistent 2: Rexhep Muzhaqi(Elbasan)
Arbiter i 4: Juxhin Xhaja(Tirane)
Var: Emanuela Rusta(Elbasan)
Avar: Nertil Bregasi(Tirane)
Delegat: Bujar Pregja(Tirane) Vezhgues:Plarent Kotherja(Tirane)
Fatos LAMAJ