E planifikuar të luhet në tre ditë, e premte-shtunë-dielë, java e tetë e Abissnet Superiore nis sot me duelein, Egnatia-Dinamo. Takimi në fjalë do të luhet në stadiumin e rrogozhinës duke filluar nga ora 14:00 dhe pritet të jetë shumë i dyluftuar.
Vëendasit vijnë pas një humbje me Teutën në shtëpinë e tyre, ndërkohë që Dinamo pas barazimit me Vllazninë, dhe në objektivin e tyre është vetëm fitorja tre pikëshe.
Ndonëse renditja në tabelë është në ekstrem, Egnatia e para me 13 pikë dhe Dinamo e parafundit me 7 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi i vendit të fundit, fusha e lojës pritet të prezantojë dy skuadra të barabarta në nivel dhe cilësi, çka e bën edhe më interesante këtë sfidë.
Kampionati I Superiores vijon të shtunën me ndeshjen e vetme, Vllaznia-Tirana që do të luhet në “Kukës Arena” duke nisur nga ora 14:00, ndërkohë që të dielën në program janë tre ndeshje: Laçi-Skënderbeu, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Erzeni.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 8-të të Superiores
Sot
Egnatia-Dinamo, ora 14:00
Nesër
Vllaznia-Tirana, ora 14:00
Pasnesër
Laçi-Skënderbeu, ora 14:00
Partizani-Kukësi, ora 18:00
Teuta-Erzeni, ora 18:00