Saturday, July 27, 2024

Çështja Shehi akoma e papërfunduar. I pezulluar apo i shkarkuar?!

Lexo

Orges Shehi është kryefjala e Superiores që nga dita e djeshme teksa nuk është më në krye të skuadrës. Rezultatet e dobëta bënë që klubi bardheblu të merrte një vendim me shumë peshë. Largimi i teknikut durrsak nga Tirana ka zgjuar interesin e klubit rival, Partizani, për të marrë shërbimet e tij.

Trajneri i demave, Zekic, ka marrë një ofertë nga Osijek dhe ka dhënë dorëheqjen tek drejtuesit e kuq të cilët nuk e kanë pranuar për momentin. Një okazion si Orges Shehi është tejet tundues me klubin e kuq, por na ana tjetër kalimi i Orges Shehit te Partizani, sigurisht nuk do të pritej aspak mirë nga Tirana dhe tifozët bardheblu ndaj klubi ka vepruar për parandalimin e kësaj situate. Në komunikimin zyrtar të klubit, Tirana njofton se e kanë pezulluar Orges Shehin, e jo shkarkuar.

Njoftimi zyrtar:

“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve te dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi.

Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj.”

Në këtë mënyrë, Orges Shehi është ende i lidhur juridikisht me bardheblutë dhe nuk mund të largohet drejt një skuadre tjetër pa miratimin e klubit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img