Ndryshe nga objektivat madhor të Veleçikut për kualifikimin në kategorinë e parë, fillimi i sezonit futbollistik 2023-2024 nuk ka qënë fort i mirë për këtë skuadër, ku në tre javë të kampionatit të kategorisë së dytë, koplikasit kanë siguruar vetëm katër pikë.
I pakënaqur për këtë start jo të mirë të skuadrës është edhe komentatori i njohur sportiv për Malësinë e Madhe, Bashkim Ramekaj, personi që e ndjek skuadrën në të gjitha ndeshjet, brenda dhe jashtë Koplikut.
Në vijim, komentatori Ramekaj, flet edhe për punën e trajnerit Besnik Duli, i cili me marrjen e drejtimin e skuadrës koplikase për këtë sezon po punon me një grup futbollistësh të rinj.
Sipas Ramekajt, me këtë kontigjent që trajneri Duli ka në dispozicion, objektivi për kalimin në kategorinë e parë duket paksa i pamundur, ndërkohë që shpreh shqetësimin e mungesës së stadiumit të premtuar për Koplikun dhe Malësinë e Madhe.
(Video) Prononcimi i plotë i komentatorit sportiv, Bashkim Ramekaj për ecurinë e Veleçikut në fillimin e sezonit të ri të kategorisë së dytë.