Sunday, November 24, 2024

Traineri i ri i kuqebluve të koshit, mbërrin të premten në Shkodër

Lexo

Në kampin kuqeblu të koshit vazhdon intensivisht puna për ndërtimin e skuadrës të sezonit 2020-2021, e cila pritet të jetë krejtësisht e re në përbërje. Ditën e djeshme, burimet pranë Shoqatës së Basketbollit Vllaznia bënë të ditur arritjen e marrëveshjes për tu veshur kuqeblu me nëntë basketbollistë amerikan, ndërkohë që në vijim drejtuesit pranuan se edhe trajneri do të jetë amerikan.

Në lidhje pikërisht me trajnerin, Veriu Sport mësoi se drejtuesit e Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, kanë kërkuar që në krye të pankinës të vendosin një emër të njohur të basketbollit amerikan me eksperiencë edhe në arenën evropiane. Të dashuruar me disiplinën gjermane, negociatat kanë qënë të gjata me gjermano-amerikanin Simon Cote i cili prej vitesh stervit ekipin e Hanau në Gjermani. Por, në pamundësi të emërimit të këtij trajneri për arsye kontraktuale është sugjeruar një trajner ambicioz gjermano-izraeliti, i cili vjen nga ekperienca në Izrael, trajnime të lojtarëve të NBA-s dhe G-League, etj. .

Gjithnjë nga burimet pranë Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, mësohet se trajneri amerikan me orgjinë izraelite do të mbërrijë të premtën paradite në Shkodër për tu takuar menjëherë me drejtuesit e Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, presidentin Alban Xhaferi dhe Sekretarin e Përgjithshëm Blendi Dibra, si dhe me asistentin e stafit teknik kuqeblu, Ervin Berdica, i cili konfirmohet se do të vijojë të jetë në rolin e zv.trajnerit në ekipin e parë të basketbollit Vllaznia. Ndërkohë, që diten e shtunë dhe të dieë do të mbërrijnë edhe pesë amerikanët e parë, të cilët në bazë të programit të hartuar nga stafi, ato do të zbresin në fushën stërvitore paraditen e së hënës së javës së ardhshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img