Sunday, December 1, 2024

Miqësorja e veteranëve, Kosovë-Shqipëri, barazim 0 me 0

Lexo

Miqësorja mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e luajtur në kuadër aktiviteteve kushtuar 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është mbyllur në barazim 0 me 0. Në ndeshjen e zhvilluar në fushën e stadiumit të “KF 2 Korriku” në Prishtinë,  Kombëtarja e veteranëve kuqezi e drejtuar nga trajneri Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari kishte në përbërje të saj këto futbollistë:  Blendi Nallbani, Artur Lekbello, Elvin Beqiri, Nevil Dede, Ervin Fakaj, Ansi Agolli, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodjan Duro, Altin Lala, Alban Bushi, Erjon Bogdani, Agustin Kola, Bedri Omuri, Ardjan Aliaj, Afrim Tole, Altin Haxhi, Geri Çipi, Hysen Zmijani, Redi Jupi, Skënder Gega.

I pranishëm për të ndjekur nga afër këtë event ishte dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi, i cili duke përshëndetur aktivitetin, ndër të tjera tha: “Është kënaqësi e madhe t’i shohësh yjet e futbollit shqiptarë sërish në fushën e gjelbër. Ne si Federatë e organizuam këtë ndeshje në kuadër të shënimit të aktiviteteve shtetërore për Ditën e Pavarësisë. Besoj se në të ardhmen ndeshjet e tilla do të kemi mundësi t’i organizojmë me praninë e tifozëve, ngase këto yje të futbollit na kanë dhënë emocione të mëdha ndër vite dhe kanë bërë që shpesh t’i harrojmë edhe vështirësitë nëpër të cilat kemi kaluar si komb.”

Ndërkohë, në emër të delegacionit sportiv të veteranëve të Shqipërisë, përshëndeti ish kapiteni legjendar i Shqipërisë, Altin Lala: “Kjo ishte një ndeshje vëllazërore dhe besoj se do të bëhet çdo vit. Shpresojme që në të ardhmen ndeshjet te tilla të zhvillohen me shikues dhe të shndërrohen në spektakle futbolli. Kosova ishte në gjendje më të mirë fizike, sepse lojtarët duket se aktivizohen më shpesh, por rëndësi ka fakti që gjithçka kaloi mirë dhe pa dëmtime. Unë vij shpesh në Kosovë dhe kam parë ndryshime shumë pozitive. Madje, do të thosha se edhe Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova pavarësish se është shtet i ri. I uroj gjithë të mirat Kosovës dhe sa më parë të bëhet edhe liberalizimi i vizave sepse kjo do të ishte gjë shumë e mirë për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm si popujt e tjerë të Evropës.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img