Pas polpozishënit të arritur të premten, edhe Sprinti të shtunën në Brazil, i takon Maks Verstapenit. Piloti holandez e nisi garën nga vendi i dytë por me Red Bullin e tij të shpejtë kalon Norrisin e vendit të parë dhe arrin ta ruajë kryesimin deri në fund duke mbërritur i pari në finish e duke marrë edhe pikët maksimale.
Për Verstapen ky është sprinti i 7-të i fituar në karrierë, i katërti për këtë sezon. Holandezit i mungon edhe 1 pikë për t’u bërë piloti i parë në histori që arrin kuotën e 500 pikëve në një sezon. Në përfundim të minigarës prej 24 xhirosh në Interlagos, në vendin e dytë u rendit Lando Norris me Meklaren, ndërsa në vendin e tretë Serxho Perez me Red Bull.
Sërish një garë për t’u harruar për Ferrarin. Lëklerk arriti të rrëmbejë vendin e pestë duke lënë pas, Leëis Hamilton, me britanikun që përfundoi i shtati, ndërsa Carlos Sainz I mbylli 100 km në Interlagos në vendin e tetë.
GARA SPRINT
- Max Verstappen (Red Bull)
- Lando Norris (McLaren)
- Sergio Perez (Red Bull)
- George Russell (Mercedes)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)
- Leëis Hamilton (Mercedes)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Daniel Ricciardo (Aplha Tauri)
- Oscar Piastri (McLaren)
- Fernando Alonso (Aston Martin)
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Pierre Gasly (Alpine)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Alexander Albon (Williams)
- Kevin Magnussen (Haas)
- Nico Hulkenberg (Haas)
- Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
- Zhou Guanyu (Alfa Romeo)
- Logan Sargeant (Williams)