Wednesday, November 27, 2024

5 futbollistë shkodranë (Kiri, Zaganjori, Fikaj Marimaj, Haxhari), në Kombëtaren U19, për kualifikueset e “Euro 2023/24”

Lexo

Pesë futbollistë shkodranë, duke nisur nga portjeri Tomas Kiri që luan për Kastriotin, mbrojtësit Klevis Haxhari(Neë York) dhe Elton Fikaj(Panathinaikos), mesfushorët Ersi Zaganjori(Vllaznia) dhe Kledi Marinaj(Lazio), janë pjesë e listës së kombëtares së Shqipërisë U19, me trajner Ervin Bulkun që do të luajnë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2023/2024.

Pasditen e sotme, FSHF ka shpallur listën përkatëse me 21 futbollistë ku spikasin edhe pesë futbollistët shkodranë që luajnë për skuadra të ndryshme, ku vetëm dy prej tyre, Kiri dhe Zaganjori luajnë në kampionatin shqiptar, ndërkohë që tre tjerët, Haxhari, Fikaj dhe Marinaj, luajnë jashtë Shqipërie, në Greqi, Itali dhe Amerikë.

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet prej ditës së shtunë dhe do të përgatitet për ndeshjet e grupit 13, ku bëjnë pjesë edhe Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, prej orës 14:00 sipas kalendarit të mëposhtëm:

Irlandë – Shqipëri                                             15.11.2023, ora 14:00
Belgjikë – Shqipëri                                           18.11.2023, ora 14:00
Shqipëri-Slloveni                                              21.11.2023. ora 14:00

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese. Faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.

Më poshtë lista e 21 futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për kualifikueset e “Euro 2023/24” për 19-vjeçarët:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img