Ekipi i notit i qytetit të Shkodrës do marrë pjesë në kampionatin ballkanik i cili zhvillohet këtë fundjavë në Shkup të Maqedonisë.
Ekipi do të përfaqësohet nga 15 sportistë me mosha që variojnë nga 9-16 vjeç. Pritshmëritë janë rritur si pasojë e rezultateve shumë të mira, (medaljeve të fituara) në garat e Durrësit Shtator 2020. Sportistët do marrin pjesë pothuajse në të gjitha disiplinat. Stërvitja e përditshme dhe perkushtimi i trajnierit Kolë Shiroka ka bërë të mundur konsolidimin e ekipit dhe rritjen e shpresës për të pasur sukses nderkombëtar. Veriu Sport i uron suksese notarëve shkodranë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombetar.