Me 3 ndeshjet e luajtura sot, Kastrioti-Shënkolli, Football Republic-Teuta dhe Tirana-Kukësi Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore për 21 vjeçarët ka mbyllur javën e 13-të. Krutanët mundin thellësisht komshinjtë e Shënkollit me rezultatin 5 me 1. Për vendasit autorë të golave janë: Basha 21′, Xhepa, 36′, Daci 47′, Zhivanaj 77′, Ndoi 88’, ndërkohë që për Shënkollin, golin e vetëm e shënoi Idrizi 43′. Durrsakët arrijnë të fitojnë në transfertë ndaj ekipit kryeqytetas Football Republic me rezultatin e ngushtë 1 me 2, falë dy golave të shënuar në pjesën e parë nga Kapllani 2′, 20′, ndërkohë që në fund shkurton diferencën me Skurën në të 80-tën minutë. Po, 2-1, por në favor të vendasve përfundoi ndeshja tjetër, Tirana-Kukësi. Dopieta e Besherajt 31′, 36’ për bardheblutë dhe Rasha 15′ për Kukësin, ishin autorë të golave.
Më herët, është luajtur edhe ndeshja tjetër e kësaj kategorie, Vllaznia-Laçi, takim ky i cilësuar si ballafaqimi më i rëndësishëm i kësaj jave që u mbyll në barazim 1 me 1. Në përfundim të kësaj jave, është Laçi që kryeson i vetëm renditjen me 29 pikë. Në vend të dytë është Bylis me 27 pikë i ndjekur nga Vllaznia në vendin e tretë me 26 pikë.