Janë mbyllur 8 ndeshjet e Kupës së Shqipërisë,takime këto të vlefshme për turin e 1/16-ave. Një lumë golash janë shënuar në këto sfida, teksa ekipet pretendente kanë vazhduar rrugëtimin në këtë turne.
Elbasani siguron biletën për në fazën tjetër,teksa mposhti 3-2 Kastriotin. Skënderbeu kalon pa probleme Turbinën,me korçarët që triumfojnë 4-0.
Edhe Dinamo triumfon ndaj Orikut, me “Blutë” që sigurojnë fitoren 2-0. Po me këtë rezultat ka triumfuar edhe Flamurtari, ndërkohë Lushnja ka fituar 3-0 ndaj Tomorit.
Apolonia gjithashtu kalon në fazën tjetër pasi mposhti 2-1 Luzin. Teksa pas 90-të minutave nuk pati fitues në takimin mes Bylisit dhe Vorës në 2-2 dhe Korabit dhe Besës po 2-2, dhe këto dy sfida shkuan në shtesë. Pas 30 minutave shtesë nuk pati ndryshim të rezultateve dhe në këtë mënyrë u gjuajtën penalltitë dhe pas gjuajtjes së penalltive kualifikohen Korabi dhe Bylisi.
Ndërkohë pas mbylljes së ndeshjeve të ditës së sotme janë përcaktuar dhe çiftet e 1/8 të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia, e cila e nis kompeticionion e Kupës nga turi i 1/8-tave, do të përballet me Flamurtarin e Vlorës, skuadër e cila eleminoi Burrelin me rezultatin 2 me 0.
Njihuni me çiftet e turit të 1/8-tave të Kupës së Shqipërisë:
Partizani-Apolonia
Tirana-Korabi
Egnatia-Lushnja
Vllaznia-Flamurtari
Laçi-Dinamo
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Elbasani
Erzeni-Bylis
Fatos LAMAJ