Teuta dhe Egnatia ndanë pikët në “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superiore. Pas kësaj sfide, trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh për MCN TV:
“Nuk është hera e parë që humbasim kështu. Është e disata herë që na ndodh. Të shënosh gol në minutën e 95’ dhe ta pësosh në 96’ është e pafalshme. U futëm të gjithë brenda në fund dhe nuk luftuam as për topin e parë dhe as të dytin. Të pësosh gol në minutën e fundit është e pafalshme. Egnatia ka kualitet, cilësi dhe stol. Edhe lodhja bëri punën e saj pasi kishim dy ndeshje radhazi me Partizanin dhe Egnatian. Ta kesh në dorë dhe ta prishësh në fund dy herë. Unë e kam thënë edhe më përpara që në çdo ndeshje do të hymë në fushë si të barabartë. Kur nuk arrin të mbyllësh një ndeshje si kjo e sotmja të vjen keq, por fundja është çështje karakteri. Ky është paniku dhe stresi i pikëve.
Çështje karakteri apo mungesë karakteri tek lojtarët? Mungesë karakteri pasi kanë hyrë në presionin e pikëve. I lënë topin nëjri-tjetrit. Duhet të kesh karakter fitues për të përballuar atë stres të minutave të fundit.
Keni bërë shumë zëvendësime, por asnjë nga ata që u futën nuk plotësuan dot 11-shen që dolën nga loja. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për këtë fazë duhet të bëjmë maksimumin për pikë. E presim janarin, pasi duhen disa lojtarë për të kompletuar ekipin. Edhe sikur ta kesh ekipin e plotë, por kur ke shumë ndeshje ndihet lodhja.
Do doje lojtarë të rinj si dhuratë, apo mos të pësosh gol në fund? Nuk mund t’ia lëshonim fushën në këtë mënyrë Egnatias. Por kemi ekip për ta përballuar Kategorinë Superiore.
Skuadra është e dënuar për të marrë 6 pikë? Ne jemi të dënuar që 5, 6 apo 7 javë për të marrë 3 pikësha. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Shyqyr Zotit që s’po gabojmë vetëm ne, por edhe ekipet e tjera. Të reflektojmë nesër dhe të marrim me qetësi ndeshjet e tjera.”