Superkupa Partizani-Egnatia është qendra kryesoje e futbollit shqiptar këtë javë. Të mërkurën në “Air Albania”, ora 19:00 kampionët e Superiores dhe fituesit e Kupës do të duelojnë për të kurorëzuar fituesin e Superkupës së Shqipërisë.
Sektori i Gjykimit pranë FSHF e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë teksa kanë emëruar më të mirin për të vendosur drejtësi. Enea Jorgji i cili u shpall së fundmi “Arbitri më i Mirë për vitin 2023”, do të jetë bilbili kryesor në “Air Albania”. Elbasanasi do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj, ndërsa i katërt do të jetë Florjan Lata. Në dhomën e VAR do të ulet Kreshnik Barjamaj i asistuar nga Emanuela Rusta.
Trupa gjykuse e Superkupës së Shqipërisë
Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)
Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)
Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)
Arbitër i 4:Florjan Lata(Durrës)
Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë)
Avar:Emanuela Rusta(Elbasan)
Fatos Lamaj