Kategoria Superiore hapi javën e 18-të ditën e djeshme me ndeshjet Teuta-Dinamo dhe Vllaznia-Skënderbeu, ku fitues dolën dinamovitët dhe shkodranët. Sot java vijon me një ndeshje tjetër, atë mes Laçit dhe Kukësit.
Dy skuadrat përballen në Kurbin dhe fitorja është dënim për secilën. Si kurbinasit, ashtu dhe verilindorët po kalojnë momente negative dhe aktualisht gjenden në vendet 7 dhe 8 të renditjes, me bardhezinjtë që kanë 2 pikë më shumë.
Në orën 13:30 do të nisë sfida direkte dhe dy trajnerët, Mirel Josa e Stavri Nica, do të fusin në fushë dy skuadra që kërkojnë vetëm fitoren.
Federata Shqiptare e Futbollit ia ka besuar këtë derbi verior nje “veriori”. Dorjan Maletaj do të jetë bilbili kryesor i kësaj ndeshje ku si ndihmësa të tij do të ketë Egin Doda nga Tirana dhe Edlir Malo nga Lushnja ndërkohë arbitër i katërt është caktuar Daniel Vrapi nga Tirana.
Në sistemin VAR është caktuar lezhjani Eldorjan Hamiti ndërsa në AVAR do të vëzhgoj Ilir Tartaraj nga Fieri. Delegat i këtij takimi është vendosur Besnik Çela nga Tirana ndërsa Vëzhgues do të jetë Ervis Peza po nga Tirana.
Laçi-Kukësi
Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj(Tropojë)
Asistent 1: Egin Doda(Tiranë)
Asistent 2: Edlir Malo(Lushnje)
Arbitër i 4: Daniel Vrapi(Tiranë)
Var: Eldorjan Hamiti(Lezhë)
Avar: Ilir Tartaraj(Fier)
Delegat: Besnik Çela(Tiranë)
Vëzhgues: Ervis Peza(Tiranë)
Fatos LAMAJ