Tuesday, November 26, 2024

Dinamo duket se ka gati afrimin e parë të kësaj merkatoje nga pista kosovare

Lexo

Dinamo është afër arritjes të një marrëveshjeje, që do të transferojë sulmuesin e Dritës, Ardit Tahiri, te Dinamo. 21-vjeçari pritet të kalojë te “nëndetësja”, ku do të merrte mbi supe gjithë peshën e sulmit për pjesën e dytë të sezonit.

Është e ditur tashmë se pista kosovare është ndër më të preferuarat për Dinamon, ashtu si dhe për shumë klube të tjera të elitës së futbollit shqiptar. Në verë blutë kanë afruar nga Kosova lojtarë si Baton Zabërgja, Blend Krasniqi dhe Veton Tusha. Një rast shumë i ngjashëm me këtë të fundit mund të jetë edhe Ardit Tahiri, pasi ashtu si Tusha, edhe ai është pjesë e kombëtares U-21 të Kosovës.

Ardit Tahiri është një sulmues qendre, 1.87 m i gjatë. Lojtari i lindur në Vushtrri luan për Dritën, por duhet thënë se ai nuk është titullar. Gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 15 ndeshje, por vetëm në një rast ka luajtur 90 minuta. Sulmuesi ka qenë pjesë e Kosovës U-19 dhe tani e Kosovës U-21, madje ka shënuar edhe gola me këtë të fundit. Me afrimin e mundshëm të Tahirit, blutë do të shtonin konkurrencën në repartin e avancuar, ku sulmues qendre është vetëm Kaçorri, por do të bënin edhe një investim për të ardhmen. Gjithmonë duke pasur në konsideratë tregun kosovar, Dinamo ka pasur një interesim edhe për sulmuesin e Trepçës, Ba, por duket se tashmë ka hequr dorë prej tij. Në vazhdim mund të ketë emra të tjerë që do të dalin në skenë, përveç Tahirit, që duket një mundësi konkrete, duke parë atë çfarë shkruan shtypi kosovar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img